Italianët e pranojnë: Shqipërinë nuk e çuam kot në Palermo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2017 | 17:47

Italianët e pranojnë: Shqipërinë nuk e çuam kot në Palermo

Kur mbetet diçka më pak se një muaj nga sfida mes Italisë dhe Shqipërisë, italianët pranojnë se vendimi për ta zhvilluar këtë përballje në Palermo nuk është i rastësishëm.

Oriali - Ventura

Sipas menaxherit të përfaqësueses “Axurre”, Gabriele Oriali, arsyeja për ta çuar duelin e 24 marsit në stadiumin “Renzo Barbera” ka të bëjë me mbështetjen që ekipi i tyre do të marrë nga tifozët sicilianë.

“Një thirrje për publikun se pse duhet të mbushë shkallët e stadiumit? Nuk besoj se ka nevojë, pasi kombëtarja jonë ka pasur gjithnjë mbështetje kur ka luajtur në ‘Barbera’. Zgjedhja e Palermos u bë edhe për këtë arsye”, ka deklaruar Oriali për mediat siciliane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"