Italia U-17, dy shqiptarë kundër kuqezinjve në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2016 | 11:17

Italia U-17, dy shqiptarë kundër kuqezinjve në Europian

Italia U-17 do të ketë në përbërje dy lojtarë shqiptarë që do të vihen përballë bashkëmoshatarëve kuqezi në Raundin Kualifikues për Kampionatin Europian 2017.

Alesandro Ahmetaj

Bëhet fjalë për mesfushorin e Çezenës, Alesandro Ahmetaj dhe sulmuesin e Atalantës, Rilind Nivokazi. Ata janë pjesë e listës përfundimtare me 18 emra të shpallur sot nga trajneri Emiliano Bigiça.

Rilind Nivokazi

Shqipëria do ta ketë pikërisht me të zotët e shtëpisë takimin e parë të Grupit 4. Ndeshja do të luhet më 26 tetor (ora 15:00) në stadiumin “Bruno Beneli” të Ravenës dhe do të transmetohet nga “RaiSport 1”. Kuqezinjtë U-17 kanë pësuar humbje në dy përballjet e mëparshme me “Axurrët”.

Prova e dytë për të besuarit e trajnerit Mustedanagiç do të jetë kundër Serbisë më 28 tetor (ora 11:00) në stadiumin “Bruno Buki” të Rusit, për ta mbyllur me duelin ndaj Maqedonisë më 31 tetor (ora 15:00) në “Tulo Morganji” të Forlit.

Dy skuadrat e para dhe pesë të tretat më të mira të 13 grupeve do të kualifikohen në Raundin Elitë. Prej aty do të dalin 16 finalistet që do të diskutojnë trofeun më 3-19 maj 2017 në Kroaci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"