“Italia si komb i dytë për ne”, rrëfimi emocionues i Memushajt: Jemi vend i varfër, por mundohemi t’i ndihmojmë të tjerët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 9:44

“Italia si komb i dytë për ne”, rrëfimi emocionues i Memushajt: Jemi vend i varfër, por mundohemi t’i ndihmojmë të tjerët

Italia është duke kaluar një moment tepër të vështirë, ku qindra njerëz kanë humbur jetën ccdo ditë, për shkak të Koronavirusit.

Memushaj konference

Në këtë situatë tepër dramatike, një delegacion prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë, janë nisur drejt Italisë, për për të ndihmuar fqinjët në përballimin e kësaj lufte kundër virusit që është duke bërë kërdinë. Kjo nismë i ka emocionuar të gjithë, teksa të shumta kanë qenë falenderimet e popullit italian.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe mesfushori vlonjat i Kombëtares, Ledjan Memushaj, i cili nëpërmjet një lidhje direkte në “Instagram” me gazetarin Xhanluka Di Marzion, ka nxjerrë në pah zemrën e madhe të shqiptarëve.

“Ishte një çështje me të vërtetë prekëse, unë u rrënqetha kur e pashë. Edhe pse jemi një vend në zhvillim, jemi një vend i varfër. Vend i cili me atë pak që ka, mundohet gjithsesi të ndihmojë të tjerët, sidomos Italinë e cila për në është si një shtëpi e dytë.

Memushaj

Ka një lidhje të ngushtë mes Italise dhe Shqipërisë, te ne shihen të gjitha kanalet televizive italiane, jemi rritur kështu dhe shumë kanë mësuar gjuhën italiane, është si një komb I dytë për ne. Në pjesën e dytë të viteve ’90 ishte një moment lufte, ku ndodhte gjithçka atje, shumë njerëz ishin arratisur në Itali, unë fatmirësisht kisha babain që punonte dhe pastaj erdha edhe unë në vendin më të bukur në botë. Kam kaluar më shumë vite këtu se në Itali, ndjehem edhe italian.

Në moshën 15 vjeçare isha në La Spezia, “Il Picco” ishte stadium i parë që pashë. Kjo nuk është koha për të folur për futboll apo për pagat. Në duhet të zbatojmë udhëzimet e shteti dhe të gjithë së bashku duhet të bëjmë një hap përpara”, u shpreh Memushaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"