Italia rekord negativ, fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 15:46

Italia rekord negativ, fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj…

Italia ka shënuar një rekord negativ. Kombëtarja e drejtuar nga Mançini ka plotësuar një vit të plotë kalendarik që nuk fiton një ndeshje zyrtare.

italia bonuci

Fitorja e fundit e “Axurrëve” daton që nga 9 tetori 2017 me Shqipërisnë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Ndeshja tjetër zyrtare e Italisë do të jetë pas datës 9 tetor kështu që ky rekord negativ mund të quhet i vulosur.

Edhe nëse përfshijmë ndeshjet miqësore, suksesi i vetëm i 2018 është fitorja ndaj Arabisë Saudite me rezultatin 2-1. Hera e fundit që kampionët e botës të 2006 kanë kaluar një vit pa fitore në ndeshjet zyrtare ka qenë në vitet 1958-1959. Ventura dështoi të kualifikohej në Botërorin e Rusisë duke u eleminuar në fazën “Play Off” ndaj Suedisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"