Italia në hall për play-off të Botërorit, Seria A nuk mund të plotësojë dëshirën e Mançinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 20:16

Italia në hall për play-off të Botërorit, Seria A nuk mund të plotësojë dëshirën e Mançinit

Roberto Mançini nuk do të ketë thuajse aspak kohë për të përgatitur ndeshjet ndër më të rëndësishmet e karrierës së tij si trajner. Italia përballet më 24 mars me Maqedoninë e Veriut për play-off të Botërorit e vetëm tre ditë më vonë mund të vihet përballë Portugalisë ose Turqisë.

mancini

E megjithatë, trajneri nuk do të ketë në dispozicion lojtarët para datës 21 mars. Vetëm 3 ditë para sfidës së parë, për shkak se Seria A nuk mund t’i plotësojë atij kërkesën që i ka bërë që para se të hidhej shorti, Mançini, nëpërmjet Federatës Italiane kishte kërkuar që të modifikohej kalendari i kampionatit në mënyrë që të zhvendosej fundjava e 20 marsit, pasi kërkonte lojtarët më shpejt  në ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Por përgjigja nga Seria A ka qenë negative, pasi në kalendarin e saj deri në fund të edicionit, nuk ka data të lira për të vendosur atë javë në rast se shtyhet. Kështu, Mançini nuk do të ketë më shumë se tre ditë kohë për të përgatitur skuadrën për një ndeshje shumë të rëndësishme, me vetëm një grumbullim të mëparshëm dyditor në janar ku planifikohet të zhvillohet edhe një miqësore me Rusinë apo Ukrainën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"