Italia në “hall” për ndeshjen me Maltën, të kaltrit humbasin dy pjesë për ndeshjen e radhës kualifikuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 10:15

Italia në “hall” për ndeshjen me Maltën, të kaltrit humbasin dy pjesë për ndeshjen e radhës kualifikuese

Kombëtarja italiane ka humbur dy pjesë të rëndësishme për ndeshjen e dytë kualifikuese të Europianit kundër Maltës.

italia

Në fakt dihej për mungesën e Leonardo Bonuçit, i cili nuk do të kishte mundësi për t’iu bashkuar shokëve të kombëtares në Maltë. Por nuk do ta bëjë këtë as Nikolo Barela.

Mesfushori i Interit i la vendin Kristantes pas një ore lojë kundër Anglisë, pasi ka marrë disa goditje më shumë në “Maradona” dhe stafi mjekësor i kombëtares vendosi që ta dërgojë në shtëpi përpara ndeshjes së mbrëmjes së të dielës.

E ndryshme situata për qendërmbrojtësin, i cili u grumbullua nga Mançini pavarësisht se ishte i dëmtuar dhe ka punuar vetëm në palestër. Ai pritet që të rinisë programin e tij të rikuperimit me stafin e Juventusit, ashtu siç ishte planifikuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"