Italia në delir pas kualifikimit, Mançini “ngre frenat”: Mos na bëni heronj, dua të mbahem mend kur të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 20:03

Italia në delir pas kualifikimit, Mançini “ngre frenat”: Mos na bëni heronj, dua të mbahem mend kur të…

Roberto Mançini shfryn entuziazmin që po rritej rreth kombëtares së Italisë.

mancini

Tekniku i axurrëve, kërkon qetësi ndaj grupit dhe shprehet se bilanci përfundimtar do të bëhet pas Europianit. “Jemi të lumtur sepse së pari, tifozët janë afruar më shumë me ekipin dhe kjo është gjëja më e mirë. Jemi të lumtur që kemi arritur të gjitha ndeshjet fitore. Por, për momentin nuk kemi fituar asgjë, do na duhet të vijojmë kështu në qershor. Çfarë kemi arritur tani, është shumë herët që të mbahemi mend. Do doja të kujtoheshim për më vonë, ndoshta pas një fitimi të Europianit apo Botërori” – u shpreh Mançini.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"