Italia në alarm për “bombera”, Florenci irritohet me mediat: Imobile duhet të jetë hero kombëtar, ka fituar ‘Këpucën e Artë’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 23:57

Italia në alarm për “bombera”, Florenci irritohet me mediat: Imobile duhet të jetë hero kombëtar, ka fituar ‘Këpucën e Artë’

Futbollisti i PSG-së Alesandro Florenci i doli në krah shokut të skuadrës së kombëtares së Italisë Çiro Imobile, i cili humbi raste të pastra shënimi ndaj Holandës sot në Ligën e Kombeve. “Këpuca e Artë” e sezonit 2019-2020 është vendosur në qendrën e kritikave për mungesën e saktësisë para portës.
florenci
Pas përfundimit të sfidës, Florenci e konsideroi Imobilen një “hero” që nuk duhet të trajtohet si “I fundit i Mohikanëve” sepse ka shënuar 36 gola sezonin e kaluar dhe meriton një respekt më të madh nga të gjithë.
0207f2372c84ba92a3edf9d3ea138362-13875-1602704408
“Ai mund të kishte shënuar sot, por ka ndeshje që me 3 raste mund të realizosh 3 gola ose asnjë. Fatkeqësisht, po lexoj disa gjëra për Çiron që nuk janë as në qiell dhe as në tokë. Po flasim për një sulmues që ka realizuar 36 gola vitin e kluar dhe ka fituar ‘Këpucën e Artë’ dhe po nënvlerësohet. Nëse Levandovski do të bënte të njëjtën gjë, do të trajtohej në Poloni si hero kombëtar. Këtu Çiro po trajtohet si ‘I fundit i Mohikanëve’. Disa njerëz duhet të ndryshojnë qëndrim për Çiron. Ai duhet të jetë një hero kombëtar. Tek Italia Çiron e duam shumë sepse është një djalë i mirë. Është një kampion dhe pikë referimi”, deklaroi Florenci.

Mediat italiane kanë ngritur alarmin se ekipi kombëtar i mungon një qendërsulmues golashënues. Imobile nuk po arrin të përkthejë formën e mirë me Lacion tek Italia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"