Italia miraton rregullat e reja, ja si do të stërviten lojtarët pas COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 18:26

Italia miraton rregullat e reja, ja si do të stërviten lojtarët pas COVID-19

Në pritje për të pasur ende një datë të saktë se kur do të rifillojnë të luhen kampionatet në Itali, madje edhe kur futbollistët do të rinisin të stërviten në mënyrë normale, Federata Mjeko-Sportive, e mbledhur në një takim, ka komunikuar zyrtarisht linjat drejtuese që duhen respektuar pas fillimit të seancave nga lojtarët profesionistë.

korona

Grupi i punës në çdo skuadër do të jetë i ndarë në dy pjesë. Në njërën anë do të jenë të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë ndaj infeksionit të koronavirusit dhe më pas janë shëruar, por edhe ata që sipas gjykimit të shefit të sanitarëve të skuadrës kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të COVID-19, si për shembull ata që kanë pasur temperaturë 37.5, kollë, dobësi trupore, dhimbje muskujsh, diarre, mungesë të nuhatjes apo edhe të shijes.

Nga ana tjetër do të jenë të grupuar futbollistët që nuk janë pjekur, asimptomatikët në periudhën e virusit (pra ato të patestuar), por edhe ata që kanë qenë në kontakt me të prekur nga COVID-19 (familjarë ose shokë skuadre). Rregullat e reja detyrojnë që të dyja këto grupe, menjëherë sapo të rikthehen në punë t’i vihen në dispozicion stafit mjekësor dhe t’i nënshtrohem provës së tamponit, ose një testi të përafërt.Serie-A

Atletet RNA negativë do t’i nënshtrohen testit për të parë sasinë e antitrupave dhe në bazë të përgjigjes futbollistët do të katalogohen si imunë, apo ende të rrezikuar mbi një infeksion të mundshëm, gjë e cila do t’i detyrojë që pas testit të parë të kryejnë disa teste të tamponit çdo 4 ditë, për një periudhë të pacaktuar, për të marrë konfirmimin e saktë të gjendjes së tyre. Dhe kjo do të jetë vetëm faza e parë e protokollit mjeko-sportiv…

Ndërkohë, për sa i përket grupit të të prekurve nga koronavirusi dhe atyre që kanë shfaqur simptoma të tij, lista e kontrolleve për ta përmban testin kardiopolmonar, ekokardiogramë, radiografinë e mushkërive, madje edhe një aparat të veçantë, për 24 orë me radhë në trup, i cili do të japë regjistrimet e funksionimit të mushkërive dhe jo vetëm përpara dhe pas stërvitjeve, por mbi të gjitha reagimet gjatë stërvitjeve.genoa-sampdoria-0-1-gabbiadini-decide-il-derby-della-lanterna-nel-finale-pesantissima-vittoria-per-la-salvezza-1024x669

Për këtë grup (të të prekurve apo të atyre që kanë shfaqur simptoma) stërvitjet do të jenë më të veçanta dhe me më pak sforco fizike, për një periudhë prej 15 ditësh. Ndërkohë, për grupin e lojtarë që i kanë shpëtuar koronavirusit ngarkesa fizike do të jetë maksimale që në ditët e para, ndonëse edhe këta futbollistë do të jenë t’i detyruar që t’i nënshtrohen tamponit çdo 4 ditë. Gjithsesi, edhe këtij grupi asimptomatik do t’i ndiqen me shumë kujdes të gjithë reagimet dhe sinjalet që do japin aparatet e funksionimit të organeve si mushkëritë, zemra etj.

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"