Italia kërkon fitoren për të siguruar kalimin e grupit, mësoni përballjet e ditës së sotme në Euro 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 10:15

Italia kërkon fitoren për të siguruar kalimin e grupit, mësoni përballjet e ditës së sotme në Euro 2020

Itali-Zvicër vlen një biletë për në 1/8-at për kombëtaren e Mançinit. Pas fitores kundër Turqisë, të kaltrit do të ishin të sigurt për kalimin në raundin e ardhshëm, ndonëse nëse do të jenë të parët apo të dytët do të varet edhe nga ndeshja kundër Uellsit.

italy____switzerland_euro_2020_by_jafarjeef_dekyj7d-fullview

Kalendari thotë se në rast se “Axurrët” e mbyllin të parët Grupin A, do të ndeshen në “Wembley” me të dytën e Grupit C, që do të thotë me një mes Austrisë, Holandës, Ukrainës e Maqedonisë së Veriut. Nëse e mbyll e dyta, do të ndeshet në Amsterdam kundër të dytës së Grupit B ose ndryshe me një mes Belgjikës, Finlandës, Danimarkës e Rusisë.

Nga ana tjetër, Turqia pas humbjes me Italinë, do të kërkojë me çdo kusht triumfin ndaj Uellsit, për të shpresuar ende në kualifikimin për më tej.

Grupi B e luan ndeshjen e dytë Finlandë-Rusi ditën e sotme në orën 15:00 në Shën Pjetërburg. Nordikët do të kërkojnë një tjetër fitore për të hipotekuar një biletë në 1/8-at, ndërkohë që vendësit e Çerçesovit do të kërkojnë fitoren e parë pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë kundër Belgjikës. Rusia humbi dje mesfushorin veteran Zhirkov. 37-vjeçari pësoi një tërheqje muskulore dhe Europiani për të përfundoi.

Ndeshjet:

FINLANDË-RUSI 15:00

TURQI-UELLS 18:00

ITALI-ZVICËR 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"