Italia ka kujtime të hidhura, “San Siro” për rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 16:57

Italia ka kujtime të hidhura, “San Siro” për rekord

Futbolli thërret, “San Siro” përgjigjet prezent, edhe një herë tjetër. Dhe këtë herë, edhe pse në fushë, nuk do të jetë Kristiano Ronaldo. Sfida mes Italisë dhe Portugalisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka rritur entuziazmin në Milano, ku në pritje të përballjes së të shtunës janë shitur 62 mijë bileta.

san-siro-1-750x430

Për momentin, fluksi i blerjeve është ndërprerë dhe unaza e tretë duket e destinuar që të mbetet e boshatisur, ndonëse shifra është e konsiderueshme, pavarësisht se herën e fundit që “axurrët” luajtën në këtë impiant, erdhi rezultati dramatik 0-0, ndaj Suedisë, më 13 nëntor 2017, i cili vendosi përjashtimin e Italisë nga Botëror. Për këtë sfidë, ishin shitur 72 mijë e 696 bileta, për një arkëtim total prej 1.2 milionë eurosh.

Pavarësisht kësaj, sivjet tifozëria milaneze meriton një duartrokitje, duke qenë se vetëm në muajin nëntor ka tejmbushur stadiumin “San Siro”. Mjafton të kujtosh 73.428 spektatorët e Inter-Barcelona, për një arkëtim prej 5 milionë e 919 mijë e 864 eurosh, apo edhe sfidën e fundjavës së kaluar, Milan-Juventus, ku falë 74.729 të pranishmëve u arkëtuan 5.1 milionë euro. Shkurt, “San Siro” është krenaria e futbollit italian në këtë muaj nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"