Italia ka frikë tifozët shqiptarë, planifikon aktivitete “të kaltra” në Palermo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2017 | 21:15

Italia ka frikë tifozët shqiptarë, planifikon aktivitete “të kaltra” në Palermo

Federata Italiane e Futbollit kërkon që qyteti i Palermos të ketë ngjyrën e kaltër të kombëtares italiane në ditën e ndeshjes kundër Shqipërisë dhe jo të mbulohet ngjyrat kuq e zi të tifozëve të zjarrtë shqiptarë. Për këtë arsye, ka planifikuar që në këtë qytetet të zhvillohen një sërë aktivitetesh që kanë si objektiv të mbledhin sa më shumë tifozë.

shqiperi italia

Iniciativa ‘Palermo Città Azzurra’ (Palermo, qyteti i kaltër) parashikon aktivitete që përfshijnë ngjyrosjen e me të kaltër të zonave historike të këtij qyteti, deri të ekspozita trofeve ndërkombëtarë të fituar në vite nga Italia si Kupat e Botës dhe Kupën e Europës.

Nga data 22, deri më 26 mars, në Palermo do të jetë e mundur të shihen këta trofe në selinë e Komunës së qytetit. Ndërkaq, nga data 22, deri më datën 24, ndërtesa e “Palazzo delle Aquile” si dhe sheshi “Piazza Pretoria” do të ndriçohen me ngjyrat blu gjatë natës.

ventura

Më datë 23 mars do të zhvillohet në qytet një takim me trajnerët e ekipeve të moshave të zonës, ndërsa një ditë më vonë, do të organizohet një takim me të gjithë gazetarët sportivë të qytetit të Palermos për të diskutuar rreth promocionit të kombëtares italiane.

Një nga aktivitetet e kësaj dite është gjithashtu edhe miqësorja mes tifozëve të Italisë dhe atyre të Shqipërisë që do të zhvillohet pak orë para fillimit të takimit me Kombëtareve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"