Italia humbi trenin direkt për në Botëror, Mançini: Duhet të gjejmë përsëri atë që na ka dalluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 23:25

Italia humbi trenin direkt për në Botëror, Mançini: Duhet të gjejmë përsëri atë që na ka dalluar

Italia ka qenë zhgënjimi i madh i eliminatoreve të Botërorit, pasi skuadra Kampione Europe nuk ia doli të fitonte grupin e saj pas barazimit pa gola në Irlandën e Veriut, duke përfunduar në play-off. Roberto Mançini, trajneri i të kaltërve, tregoi zhgënjimin e tij për këtë situatë, por kishte besim se mund të shkohej në Katar.

mancini

“Djemve u thashë që tani nuk kemi çfarë të bëjmë më. Tani kemi ndeshjen e marsit, do të përgatitemi mirë.

Ky është një moment ku kemi pak vështirësi. Kemi pasur një mundësi në pjesën e parë, këto janë ndeshje për t’u zhbllokuar menjëherë për të qenë më të qetë. Mëkat, pasi grupi duhej mbyllur para kësaj ndeshje.

Duhet të gjejmë përsëri atë që na ka dalluar deri më sot. Grupi ka qenë nën kontroll, tani duhet të rikuperojmë forcat. Ndeshja me bullgarinë ishte e para në shtator me vetëm dy javë kampionati të luajtura. Ishin dy penallti me Zvicrën që mund të kishin përfunduar në favorin tonë.

A kam besim për play-off? Po, kam”, tha Mançini pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"