Italia ‘hakmerret’ ndaj Spanjës dhe gjen Gjermaninë në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2016 | 19:45

Italia ‘hakmerret’ ndaj Spanjës dhe gjen Gjermaninë në çerekfinale

UPDATE/ Italia eliminon Spanjën dhe prek çerekfinalet e “Euro 2016”-ës. “Axurrët” fituan pasditen e së hënës me rezultatin e pastër 2-0 ndaj kampionëve të Europës në fuqi.

607136651_CR_3172_A3229162590B97B6B5D79A04AF98566D_3489

Goli i Kielinit në pjesën e parë i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të drejtuar nga Antonio Konte, ndërsa Pele dyfishoi shifrat pas përfundimit të kohës së rregullt.

Për italianët kjo fitore mund të quhet edhe si një hakmarrje pas disfatës që kanë pësuar në finalen e humbur 4-0 në “Euro 2012”.

Italia nuk fitonte ndaj Spanjës në ndeshje zyrtare që nga çerekfinalet e Botërorit “USA ’94”. Pas këtij suksesi, Italinë e pret një tjetër sfidë e vështirë në çerekfinale, Gjermania.

195244627-2b12f525-e49b-4adb-8010-23e26a3b7afe

Pjesa e parë
Italia dominon pjesën e parë ndaj Spanjës duke e fituar me rezultatin 1-0. “Axurrët” u shfaqën më kërkuese ndaj golit në minutat e para të takimit.

Djemtë e Kontes goditën shtyllën në minutën e 11′ me anë të Xhakerinit. Një kros nga e djathta i harkuar në zonë nga Florenci përfundon te Xhakerini, i cili gjuan me roveshatë drejt kuadratit, por ndërhyn De Gea duke e devijuar topin në shtyllën e majtë të tij.

Pas disa tentativave të dështuara italianët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 33′ me anë të Kielinit. Fillimisht Pele fitoi një goditje dënimi në limitet e zonës së rreptësisë. Goditja e Eder u devijua nga gardiani i portës spanjolle, por topi mbeti në zonë dhe Kielini u tregua i vëmendshëm për ta shtyrë sferën në rrjetë.

607136651_MH_1681_3336B2BB0C87659A9AE59C06B79ECF67_3489

Rezultati final:
Itali – Spanjë 2 – 0
Gol: Kielini 33′, Pele 90+1′

Formacionet zyrtare:

ITALIA (3-5-2): Bufon, Barzajli, Bonuçi, Kielini, Florenci, Parolo, De Rosi, Xhakerini, De Shiljo, Pele, Eder.
Trajner: Konte.

SPANJA (4-3-3): De Gea, Huanfran, Pike, Ramos, Alaba, Fabregas, Buskets, Iniesta, Silva, Morata, Nolito.
Trajner: Del Boske.

Goli i Kielinit:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"