Italia e kërcënuar nga koronavirusi, Milani merr të tjera masa për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 20:27

Italia e kërcënuar nga koronavirusi, Milani merr të tjera masa për kampionatin

Milani po merr parasysh faktin se sfida e së dielës kundër Xhenoas mund të zhvillohet me dyer të mbyllura.

revolucion-ne-milano-interi-e-milani-prezantojne-projektin-1-2-miliarde-euro_5d25fb5761099

Në një njoftim të fundit, klubi kuqezi bën me dije se ka nisur proçedura e dëmshpërblimit të tifozëve që janë abonuar apo kanë blerë biletat për sfidën e së dielës në “San Siro”, takim i cili mendohet se do të luhet pa tifozë.

Kampionati italian pret vendimin e federatës në lidhje me kalendarin në vijim të Serisë A.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Milani vendosi të mbyllte për ditën e sotme kompleksin e tij sportive dhe muzeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"