Italia dhe Holanda, sfidë me shumë histori, Mançini: Po mendoj për Europian, pastaj vjen Liga e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 20:02

Italia dhe Holanda, sfidë me shumë histori, Mançini: Po mendoj për Europian, pastaj vjen Liga e Kombeve

Trajneri i Italisë Roberto Mançini e konsideroi të fortë grupin e 4-herë kampionëve të botës në Ligën e Kombeve. Ish-trajneri i Interit theksoi se do të konsiderojë potencialin e rivalëve Holandë, Poloni dhe Bosnje Hercegovinës pas përfundimit të kampionatit europian të 2020.

mancini

“Shorti i Ligës së Kombeve për Italinë – Skuadrat janë të forta, është një grup i mirë, por vlerësimin do ta bëjmë pas kampionatit europian. Jam i kënaqur.

Kërcënimi i futbollit nga koronavirusi – Është moment delikat, sigurisht që duhet të kemi kujdes. Shpresoj që gjithçka të zgjidhet me qetësi.

Ne jemi të përqëndruar te kampionati europian, pastaj do të mendojmë për Ligën e Kombeve. Mbase do të aktivizojmë disa futbollistë të rinj”, përfundoi prononcimin e tij trajenri i Italisë Roberto Mançini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"