Italia “blic” gjatë natës me Ançelotin? Pirlo, Maldini dhe Bufon në staf…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 11:47

Italia “blic” gjatë natës me Ançelotin? Pirlo, Maldini dhe Bufon në staf…

Ka një kthesë në emërimin e trajnerit të ri të kombëtares italiane: Karlo Ançeloti ka parakaluar Roberto Mançinin dhe “udhëheq” grupin për pasuesin e Xhixhi Di Biaxhos, timonierit të përkohshëm të dy miqësoreve të marsit të kaluar ndaj Argjentinës e Anglisë.

Anceloti

Ditën e djeshme ka pasur një takim “sekret” në Romë (presidenti i Figc, Fabriçini, e ka pranuar). Mungon natyrisht zyrtarizimi, që do jepet pas 20 majit (me Serinë A të përfunduar, por nuk përjashtohet mundësia që mund të jepet më përpara), por janë gjithmonë më të larta mundësitë që projekti i rilindjes “axurre” t’i besohet Ançelotit: mund të ulet në stol që në 28 maj për miqësoren ndaj Arabisë Saudite.

ancelotti

Media italiane “La Repubblica” shkruan se në krah të Ançelotit pritet të jetë një staf i madh kampionësh. Për rolin e zv.trajnerit, trajneri pritet të zgjedhë Andrea Pirlon, i cili do të bëjë ndeshjen e lamtumirës dhe pensionimit më 21 maj, në “San Siro”.

2226

Por, në mesin e bashkëpunëtorëve, tekniku italian do të përfshijë edhe ish-legjendën e Milanit, Paolo Maldini, dhe kapitenin aktual të Juventusit Xhanluixhi Bufon, i cili do të jetë pjesë e klubit italian, ndërsa Masimo Ambrosini do të jetë pjesë e grupit organizativ të Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet në vitin 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"