Itali-Shqipëri, kompanitë e basteve kanë ide të qarta si përfundon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2017 | 20:52

Itali-Shqipëri, kompanitë e basteve kanë ide të qarta si përfundon

Kompanitë e basteve parashikojnë një fitore të lehtë të Italisë përballë Shqipërisë në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos të premten. Mjafton të shohësh koeficientet e një prej kompanive më të njohura në botë, “William Hill”, për të krijuar idenë e qartë se një rezultat pozitiv i kuqezinjve në këtë sfidë parashikohet në kufijtë e të pamundurës.

cikalleshi bonuci itali

Kompania në fjalë i ka vënë koeficientin 1,25 fitores së Italisë, ndërsa një barazim vlerësohet me 5,5. Një fitore e Shqipërisë aktualisht kuotohet me koeficientin 13.

Rezultati më i mundshëm i kësaj sfide, sipas “William Hill”, është fitorja 2-0 e Italisë, që ka koeficientin 5, i ndjekur nga suksesi 1-0 i vendasve (5,5) dhe 3-0 po për vendasit (6,5).

hysaj itali shqiperi

Koeficienti më i ulët për një rezultat pozitiv të Shqipërisë? Është ai i barazimit pa gola që kuotohet me 11, ndërsa kush beson se kuqezinjtë mundin Italinë, kanë shansin të fitojnë 23 herë shumën që kanë vënë bast me suksesin 1-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"