Itali e çmendur, 9 gola ndaj Armenisë për 10 rekorde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 11:27

Itali e çmendur, 9 gola ndaj Armenisë për 10 rekorde

Fitorja ndaj Armenisë vulosi rrugëtimin e përsosur të Italisë në eliminatoret e Europianit të vitit të ardhshëm. Por, tri pikët e djeshme vlejtën edhe për dhjetë rekorde, të cilat vijojnë si më poshtë: 

Italia

1- E djeshmja ishte fitorja e 11-të radhazi për Italinë e Mançinit. Skuadra e përmirësoi rekordin e saj të vendosur katër ditë më parë ndaj Bosnjës.

2- Me 11 suksese radhazi Roberto Mançini bëhet trajneri që ka fituar më shumë ndeshje radhazi në stolin e “Axurrëve”.

3- Me 13 fitore në 19 ndeshje, Roberto Mançini barazon një primat të vendosur nga Arrigo Saki.

4- Fitorja ndaj Armenisë shënoi suksesin e dhjetë në 10 ndeshje të luajtura. Rekord absolut për një grup eliminator të Europianit.

5- E djeshmja ishte fitorja e 14-të radhazi për Italinë për sa u përket eliminatoreve të Kampionatit Europian.

6- Me suksesin ndaj Armenisë, “Axurrët” shënuan një rekord pathyeshmërie në ndeshje radhazi (40) të vlefshme për eliminatoret e një Kampionati Europian (primat absolut).

7- Fitorja e djeshme vlejti për të vendosur një rekord fitoresh radhazi për një kombëtare gjatë një viti diellor.

8- Rekord absolut fitoresh (10) gjatë një viti, duke kapërcyer kështu rekordin e vendosur në 1990-ën dhe barazuar arritjet e viteve 1994, 2000 dhe 2003.

9- Tri pikët ndaj armenëve shënuan arritjen e 30 pikëve në grupin eliminator. Pikë të plota për Italinë në grup janë rekord absolut.

10- Nëntë gola në një ndeshje të vetme eliminatore Italia nuk i kishte shënuar kurrë në historinë e saj. Hera e fundit me 9 realizime në një takim zyrtar për italianët ishte shënuar në 1948- ën në Lojërat Olimpike të organizuara në Londër në një ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"