Itali 1990 kundër Rusi 2018, kur një birrë kushtonte 3 herë më lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 13:12

Itali 1990 kundër Rusi 2018, kur një birrë kushtonte 3 herë më lirë

Njëzet e tetë vite kanë kaluar që kur Anglia është kualifikuar për herë të fundit në gjysmëfinalet e një Botërori dhe prej vitit 1990 shumë gjëra kanë ndryshuar. Të vetmet kryeministre të Britanisë kanë qenë rastësisht në krye të qeverisë në dy gjysmëfinalet e fundit të “Luanëve” (Theçer 1990 dhe Tereza Mej 2018).

Vermes-v-Italy-at-1990-WC

“Zonja e Hekurt” ra po atë vit. A do të ketë zonja Mej të njëjtin fat? Në SHBA, president ishte Xhorxh Bush, ndërsa sot është Donald Trump. Ky i fundit do ta vizitojë Britaninë vetëm një ditë pas gjysmëfinales. Kështu që nëse Anglia humbet sot, atëherë protestat e planifikuara kundër tij mund të jenë edhe më intensive. Sipas Indeksit të Shitjes me Pakicë, të ngresh një dolli me birrë për fitoren e Anglisë, është sot 3 herë më shtrenjtë (3.64 £) sesa gjatë Itali 1990 (1.23). Inflacioni ka gati trefishuar edhe çmimin e naftës. Sot, për të mbushur serbatorin e një makine me madhësi mesatare të duhen 64 sterlina, ndaj 23 që duheshin tri dekada më parë.

2903247_big-lnd

Në krye të përzgjedhjeve muzikore në 1990 ishte kënga “Sacrifice” e Elton Xhonit. Sot, anglezët i janë rikthyer nostalgjisë së Baddiel, Skinner & the Lightning Seeds Three Lions (Football’s Coming Home). Telenovela australiane “Neighbours” shihej në Britani më shumë se çdo ndeshje e Itali 1990, derisa u luajt gjysmëfinalja kundër Gjermanisë Perëndimore, e cila vendosi një rekord me 26.2 spektatorë. Audiencën më të lartë këtë vit e arriti SuediAngli (32 milionë).

rusia

Personazhet e filmave me kartonë, Leonardo, breshkat e famshme Donatelo, Mikelanxhelo dhe Rafael ishin lodra më e shitur në 1990. Sot është Pokemon. Liverpuli ka humbur primatin e skuadrës më të titulluar në Angli gjatë këtyre viteve. 1990 ishte hera e fundit që “reds”- at u kurorëzuan kampionë. Sot, ligjin në Angli e bën Siti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"