Ismajli: Nuk pendohem se zgjodha Shqipërinë, tani shohim përpara të korrigjohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:47

Ismajli: Nuk pendohem se zgjodha Shqipërinë, tani shohim përpara të korrigjohemi

Ardian Ismajli, mbrojtësi i ardhur nga ekipi Shpresa i Kosovës, në intervistën pas humbjes me Skocinë në Supersport deklaroi:

Capture

Si u ndjeve në këtë sfidë që duhej të shënonim 4 gola, por i pësuam?

Së pari, e falënderoj presidentin Duka dhe trajnerin Panuçi për këtë mundësi për të përfaqësuar shqiptarët. Jam i lumtur me debutimin, por jo me rezultatin. Kur u futa, ishim me 1 lojtarë më pak, dhe më pas morëm edhe golin e dytë. Shpresat na u pakësuan.

Nuk mund ta minimizonim pak humbjen?

Me thënë të drejtën, ishte e vështirë. Me një lojtar më pak, duhej të futesha unë, të dilte një mesfushor. Kishte mangësi pastaj.

U ndjeve në një skuadër të shthurur?

Jo, nuk besoj. Në pjesën e dytë filluam mirë, i sulmuam ata. Por kur pësuam të tretin, përfundoi gjithçka.

Pendoheni për zgjedhjen e bërë, kur në të njëjtën mbrëmje Kosova fiton 0-5, ndërsa Shqipëria mundet 0-4?

Asnjëherë nuk jam penduar për vendimet e mia në karrierë. Gjithmonë kam dashur të luaj për Kombëtaren e gjithë shqiptarëve. I uroj sukses Kosovës, të kualifikohen, por tani jam këtu. Ne duhet të shikojmë përpara, të korrigjojmë edhe disa gabime. Fati kështu e kishte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"