Ismajli kryeson listën, Bare ngjitet në katapultë. Ja vlerësimi i UEFA-s për lojtarët e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 11:23

Ismajli kryeson listën, Bare ngjitet në katapultë. Ja vlerësimi i UEFA-s për lojtarët e Kombëtares

Në fund të çdo ndeshjeje, UEFA bën edhe klasifikimin e futbollistëve pjesëmarrës në edicionin kualifikues.

shqiperi moldavi ismajli

Për futbollistët shqiptarë, lideri në renditjen më të lartë në këtë klasifikim është qendërmbrojtësi i Hajduk Splitit, Ardian Ismajli. Me 631 pikë në total, Ismajli është futbollisti i Kombëtares me klasifikimin më të lartë. Në ndjekje të tij është vënë Berat Gjimshiti.

bare

Qendërmbrojtësi i Atalantës numëron 502 pikë dhe gjendet në vendin e 247-të. Pas tij, vjen një futbollist, i cili është ngjitur si me katapultë. Keidi Bare, i cili ka mrekulluar me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit, ka fituar në pikavarazh edhe vendin e tretë prej futbollistëve të Kombëtares, i 296-ti me 446 pikë.

Më tej ndjekin Veseli, Memushaj, Xhaka, Cikalleshi, Dermaku, Strakosha dhe Elseid Hysaj.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"