“Ismajlgeci ikën sot nga Tirana”, Halili: Disa lojtarë nuk u impenjuan sa duhet në Europë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 21:08

“Ismajlgeci ikën sot nga Tirana”, Halili: Disa lojtarë nuk u impenjuan sa duhet në Europë sepse…

Presidenti i Tiranës, Refik Halali, në një prononcim përpara fillimit të dhënies së mbrëmjes gala për ndarjen e çmimeve “Më të mirët 2022”, ka folur për gjendjen e ekipit dhe se gjithashtu sot do të largohej edhe kapiteni Ismajlgeci.

REFIK HALILI

“Tirana do ketë pjesën e vet te çmimet, jemi ekip që kryeson dhe vjet fituam titullin.

Ky event është organizim i shkëlqyer. Titulli i fundit ishte shumë i rëndësishëm, i kemi dhënë merita skuadrës. Jemi të kënaqur me kryesimin aktual, por kampionati është shumë i gjatë. Shpresoj të bëhet më e mira.

Kemi shumë pishmanllëk sa i përket Kupave të Europës. Ndoshta nuk ishim të përgatitur, pasi kishim ndërhyrje nga menaxherët. Ata u premtonin futbollistëve transferime të shpejta. 2-3 futbollistë ndoshta nuk dhanë maksimumin, duke menduar se do eliminoheshim shpejt. Shpresojmë ta rregullojmë për të ardhmen.

Surpriza? Sot largohet kapiteni Ismajlgeci, e falënderoj për kontributin. Një futbollist i akademisë shkon në një klub tjetër. Ndoshta do të kemi një afrim të shpejt, ndoshta nesër.

Objektivi? Duam të zerojmë të gjithë problemet e së kaluarës. Çdo gjë e kemi bërë kundrejt rregullave dhe dokumentacioneve. Të gjitha gjërat janë të pastra. Përqendrimi është tek skuadra, pasi tifozeria kërkon që gjithmonë të shkojmë te titulli kampion”, u shpreh kreu i klubit bardheblu për ‘Super Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"