Isli Hidi: Sot lamë dy pikë me Flamurtarin, i zhgënjyer sepse humbëm shumë raste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 22:21

Isli Hidi: Sot lamë dy pikë me Flamurtarin, i zhgënjyer sepse humbëm shumë raste

Portieri i Teutës, i rikthyer këtë edicion në Superiore, Isli Hidi, u shpall lojtari i ndeshjes, në barazimin me Flamurtarin. Në intervistën pas ndeshjes për Supersport, ai u shpreh se ishte i emocionuar në këtë ndeshje të parë, por i zhgënjyer në fund, sepse sipas tij Teuta kishte lënë dy pikë ndaj Flamurtarit.

isli hidi

Menjëherë në ritëm në një ndeshje delikate…

Ishte një emocion i veçantë kthimi në Superiore. Mundohemi të bëjmë maksimumin, pasi jemi profesionistë. Edhe në Qipro, jemi mësuar me punë profesionale.

Sa herë u thirrët në apel, u përgjigjët në mënyrën e duhur. Sulmi nuk u përgjigj as sa ju…

Unë jam i zhgënjyer, pasi me ato raste duhej të fitonim. Më vjen mirë që mund të jem lojtari i ndeshjes, por ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar Flamurtarin. Tani shohim përpara, edhe pse na pret një ndeshje shumë e vështirë.

Ishit përcaktues që skuadra të mos humbiste, por mund të ishte dikush tjetër Lojtari i Ndeshjes…

Bashkohem me ty, pasi portieri dhe mbrojtja ka për detyrë të mos pësojë, ne e kemi bërë detyrën. Kur mbrojmë, jemi të gjithë në mbrojtje, dhe kur sulmojmë, jemi të gjithë në sulm. Më vjen keq për rezultatin, pasi jam i zhgënjyer për këto 2 pikë që kemi lënë sot.

Keni një skuadër që kërkon sulmin, dhe do dhuroni hapësira për kundërshtarin…

Për portierin, gjithmonë ndeshjet kur nuk ke shumë punë, pasi vetëm në një moment, dhe mund të jetë fatal, edhe ekipi jonë do konsolidohet akoma më shumë në javët në vazhdim. Flamurtari na ka rrezikuar në dy topa të gjatë, dhe një goditje standarte.

Si të duket pas 10 viteve kampionati shqiptar? Vapa njësoj, por si të duket kampionati…

Vapa është njësoj si në Qipro. Unë e kam ndjekur edhe atje, dhe them që ka një rritje. Terrenet janë përmirësuar, dhe ky është një sukses i madh. Besoj që do ketë akoma rritje.

I keni parë të gjitha skuadrat në këtë javë të parë?

Mendoj që janë javët e para, dhe ekipet nuk janë ende në 100%. Nuk shoh ndonjë diferencë të madhe mes ekipeve, u pa edhe sot. Në fushë, nëse jep maksimumin, mund të fitosh ndaj çdo kundërshtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"