Iskos i soset durimi, futbollisti spanjoll merr vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 22:33

Iskos i soset durimi, futbollisti spanjoll merr vendimin drastik

Isko është i lodhur nga situata që po kalon në Madrid dhe po mendon seriozisht largimin. Lajmin e bën të ditur gazeta “MARCA”, e cila i ka dedikuar faqen e parë mesfushorit spanjoll dhe situatës që ai po kalon në ekipin madrilen.

iskop

Isko është i lodhur te Reali dhe mendon se ka ardhur koha që të fillojë një tjetër aventurë. Ai e konsideron të mbyllur aventurën me madrilenët, ku herë ka qenë protagonist dhe herë më i tërhequr në arritjen e objektivave. Por cilat janë arsyet e tjera që e kanë çuar të marrë këtë vendim? Zinedin Zidan nuk po i jep më minuta dhe Isko është i pakënaqur.

Mendon se meriton të luajë më shumë dhe nëse Zidan nuk ia jep shansin, atëherë duhet të tregojë veten në një tjetër ekip. Isko pretendon që të luajë shanset për një grumbullim të mundshëm nga trajneri Luis Enrike për në Europianin 2021 dhe e ka kuptuar që në Madrid kjo gjë është e pamundur.

Vetëm duke u aktivizuar rregullisht dhe duke rikuperuar statusin e tij si futbollist i nivelit botëror mund të rikthehet në qendër të vëmendjes. Për momentin e sheh veten si një lojtar të dorës së dytë dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"