Isko me humor për finalen: Nuk e di nëse do të luaj, Zidan për këtë paguhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 10:40

Isko me humor për finalen: Nuk e di nëse do të luaj, Zidan për këtë paguhet

Isko dëshiron Champions-in, por nëse do të jetë protagonist apo jo këtë e vendos trajneri Zinedin Zidan. Në deklaratën e bërë përpara mediave spanjolle, mesfushori fantazist thotë se ka shumë dëshirë të luajë. “Nuk e di nëse do të luaj. Këtë gjë e vendos trajneri, sepse për këtë punë paguhet”, ka thënë Isko duke qeshur.

isko1

Më tej, ai shpreh dëshirën për të triumfuar. “Nuk jam i kënaqur me kaq fitore. Ëndrra ime është të fitoj Champions-in e katërt. E ardhmja? Jam shumë i lumtur në Madrid dhe do të gënjeja nëse do të thosha të kundërtën. Lopetegui më ka ndihmuar shumë që të rritem dhe më ka dhënë shumë besim për t’u përmirësuar”, ka thënë mesfushori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"