Isko, idhulli i ri në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2015 | 20:00

Isko, idhulli i ri në Madrid

IskoIsko ka me vete gjithë tifozët e Real Madridit. Me lojën e tij, futbollisti ka bërë që të harrohet Luka Modriçi, për më tepër që me pasimet dhe krijimet e tij në mes të fushës, ka bërë diferencën.

Në sfidat e fundit, talenti 22-vjeçar (më 21 prill bëhet 23), ka marrë duartrokitjet jo vetëm të “Bernabeu”-t, por edhe të tifozëve rivalë për lojën e tij. ”

Po kaloj periudhën më të mirë të karrierës sime. Jam i lumtur këtu dhe grupi funksionon perfekt. Dua të rritem edhe më shumë”, tha spanjolli që këtë sezon ka bllokuar 184 topa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"