“Ishte triumf i çmendur”, një serb krenohet me fitoren 3-0 ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 16:53

“Ishte triumf i çmendur”, një serb krenohet me fitoren 3-0 ndaj Partizanit

Mesfushori serb i Besëlidhjes, Ivan Jovanoviç, shënoi golin e dytë në takimin e djeshëm. 23-vjeçari foli për “Panorama Sport” pas ndeshjes, duke mos e fshehur kënaqësinë që i realizoi ekipit kampion. 

Beselidhja

“Jam shumë i lumtur që i shënova Partizanit. Ky është një sukses shumë i madh, sepse kur militon në një kategori më poshtë dhe arrin të bëhesh protagonist i një fitoreje ndaj një kualiteti të tillë, vërtet ndihesh krenar.

Përveç kënaqësisë personale, u lumturuan tifozët, stafi teknik, presidenti dhe të gjithë. Kjo është e rëndësishme për mua. Se si do të dalë rezultati përfundimtar në ndeshjen e kthimit në Tiranë nuk mund ta përcaktoj, por ne edhe atje do të shënojmë”, deklaroi Jovanoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"