Ishte titullar ndaj Arabisë Saudite, portieri i Shqipërisë: Më çuditën në Botëror përballë Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 20:20

Ishte titullar ndaj Arabisë Saudite, portieri i Shqipërisë: Më çuditën në Botëror përballë Argjentinës

Pas angazhimit me Kombëtaren shqiptare, portieri Elhan Kastrati është rikthyer te klubi i tij. Numri një i Çitadelës kërkon përqendrim sa më të lartë në kuadër të ndeshjes me Kozencën. Kështu me një sy nga Botërori, Kastrati ka folur për “PadovaOggi” gjithashtu për eksperiencën në miqësoret me Shqipërinë kundër Arabisë Saudite, por gjithashtu edhe për mungesën e Italisë në “Katar 2022”.

shqiperi arabi saudite

“Jam surprizuar nga Arabia. Mendoja se Argjentina do t’i shënonte pesë gola dhe në vend të kësaj kanë surprizuar, nuk e di si kanë arritur të humbasin Mesi me shokë”. Ndërkohë miqësorja tjetër ka qenë me Italinë dhe për këtë portieri shprehet: “Është një mëkat që Italia e Mançinit nuk është në këtë Botëror. Kundër nesh pashë një ekip shumë të mirë, edhe pse me disa emra të rinj”.

Ndeshja e fundit e Çitadelës ishte një disfatë në Parma, ndërkohë e radhës pas tri ditësh do të jetë ndaj Kozencës. Çfarë ndodhi në Parma?
Shkonim pas pesë rezultatesh pozitivë dhe katër prej tyre nuk kishim pësuar gol, por aty morëm një goditje me tre gola. Diçka nuk shkoi, nuk e di ta them. Ndoshta nuk kemi besuar deri në fund dhe për këtë kemi paguar me humbje. Duhet të kthejmë faqen dhe të shohim përpara.

Kundër Kozencës çfarë prisni?
Duhet të jemi të këqij dhe të japim diçka më shumë, thjesht të bëjmë Çitadelën. Kozenca është një skuadër e fortë dhe me gjithë respektin nuk e shoh të ketë diferencë me Parmën.

Personalisht, a po kaloni sezonin më të mirë të karrierës suaj?
Ndihem shumë mirë, sepse kam besimin e të gjithëve. Për mua ka shumë rëndësi. Performanca vjen vetvetiu kur angazhohesh dhe përpiqesh të përmirësohesh ditë pas dite. Nuk dua të ndalem këtu. Për mua, prioritet mbetet të ndihmoj skuadrën duke dhënë gjithçka.

Po e shihni Botërorin?
Kur kam kohë të lirë, patjetër që i shoh. Jo më vonë se një muaj më parë me Shqipërinë u përballëm me Arabinë Saudite në një miqësore dhe jam i befasuar nga rezultati i arritur në Katar me Argjentinën. Normalisht që do të mbështesja Gjermaninë, si gjithë familja ime, por këtë vit shpresoj që Kristiano Ronaldo të fitojë me Portugalinë e tij, ndërsa brezat e rinj preferojnë Spanjën apo Argjentinën e Mesit.

Italia është jashtë, si ju janë dukur në miqësoren me Shqipërinë?
Italia ka një skuadër të bukur, me shumë të rinj interesantë. Kundër nesh ka bërë një paraqitje të bukur, por edhe ne kemi luajtur mirë, kishim raste dhe bëmë një paraqitje të një skuadre kompakte. Meret ka bërë dy-tri pritje të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"