Ishte shumë pranë Napolit, portieri i Portugalisë firmos me ekipin e sapo ngjitur në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 16:43

Ishte shumë pranë Napolit, portieri i Portugalisë firmos me ekipin e sapo ngjitur në Premier Ligë

Shumë pranë Napolit thuajse përgjatë gjithë verës, portieri portugez Rui Patrisio, i liruar nga Sportingu i Lisbonës pas prishjes së kontratës ka firmosur ditën e djeshme me Uolverhemptonin.

rui_patricio_anuncio_wolverhampton_facebook_wolverhampton83904011_base

Klubi anglez ka komunikuar zyrtarisht transferimin e “gardianit” lusitan përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale, akord që megjithatë momentalisht mbetet ende i papërfunduar, pasi klubi portugez nuk dëshiron të pranojë largimin e mbrojtësit ekstrem 30-vjeçar: vendim i marrë nga lojtari pas një episodi të paprecedent dhune nga tifozët kundrejt disa prej futbollistëve të Sportingut. Për Rui Patrision, Uolvesi ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"