Ishte shumë pranë Juventusit, Interi futet në garë për “njeriun e mrekullive”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 15:41

Ishte shumë pranë Juventusit, Interi futet në garë për “njeriun e mrekullive”

Juventusi është hedhur në sulm për Rami Bensebainin dhe gjermanja prestigjioze “Bild” garanton se “Zonja e Vjetër” e ka bllokuar lojtarin në skadencë kontrate për janarin, me Borusia Mynshengladbah që do të përfitojë 6 milionë euro.

bensebaini

Mbrojtës-mesfushori i majtë shihet si pasardhësi ideal i Aleks Sandros në Torino dhe palët kanë disa javë që bisedojnë mes tyre. Por sërish nga Gjermania nënvizojnë se në orët e fundit është futur edhe Interi në mes për algjerianin.

Zikaltrit, duke parë se janë në disavantazh kundrejt Juves për sa u përket bisedimeve me lojtarin, dua të bindin fillimisht klubin gjerman me një ofertë disi më të lartë dhe më pas të provojnë të joshin Bensebainin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"