Ishte rezervë, futbollisti prish kontratën me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 8:47

Ishte rezervë, futbollisti prish kontratën me Skënderbeun

Pas Oto Xhonit, vjen një tjetër largim nga Skënderbeu. Bëhet fjalë për Faton Xhemailin, i cili zyrtarisht i ka shkëputur marrëdhëniet me korçarët. 

faton xhemaili

Ndryshe nga nigeriani, 21-vjeçarit i është dhënë e drejta e kalimit në mënyrë konsensuale. I afruar nga ekipi i Kukësit në ditën e fundit të transferimeve gjatë merkatos së verës, mbrojtësi nuk është bërë asnjëherë pjesë e ekipit. Ai nuk është aktivizuar kurrë në 17 javë kampionat, përveç dy ndeshjeve të Kupës kundër Devollit.

skenderbeu

Në kushte të tilla, kur mungonte përshtatja me ekipin, është parë si rruga më e mirë largimi nga Korça. Xhemaili ka marrë të gjithë dokumentacionin dhe është një futbollist i lirë tashmë. Vendim ky që u mor pas zyrtarizimit të rikthimit nga pezullimi të Bajram Jashanicës dhe afrimit të Eni Imamit. Lojtarë që minimizuan akoma edhe më shumë hapësirat për një vend të skuadër të kosovarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"