Ishte projektuar si titullar nga Egbo, ja përse nuk luajti Ismajlgeci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2020 | 12:34

Ishte projektuar si titullar nga Egbo, ja përse nuk luajti Ismajlgeci

Një nga ata që mungoi në sfidën e djeshme ishte Marsel Ismajlgeci. Mbrojtësi i majtë ishte projektuar si titullar, por në fund nuk ia doli të luante.
Ismajlgeci gol
Futbollisti është helmuar nga një ushqim dhe u detyrua që të mos ishte jo vetëm në formacion, por as në stolin e rezervave. Kujtojmë që Ismajlgeci ishte titullar në Tbilisi dhe ia doli të shënonte golin e dytë të ndeshjes.

Ismajlgeci është një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës bardheblu në dy sezonet e fundit. Mjafton të kujtojmë që në Tbilisi, lojtari ka arritur shpejtësi që futbollistë të tjerë zor se i afrohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"