Ishte pretendente për t’u ngjitur në Superiore, Besëlidhja pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2020 | 16:51

Ishte pretendente për t’u ngjitur në Superiore, Besëlidhja pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri

Sinan Bardhi pritet të emërohet trajneri i ri i Besëlidhjes. 55-vjeçari ka arritur akordin me klubin lezhjan dhe pret të marrë frenat e skuadrës për sezonin e ri.
Sinan Bardhi
Ish-futbollisti i Tiranës dhe Kastriotit në vitet ’90-ë nuk është një emër i panjohur në Lezhë teksa e ka drejtuar Besëlidhjen në vitin 2013.

Skuadra mbeti pa trajner pas largimit të Elvis Plorit drejt Vllaznisë. Ekipi lezhjan ishte pretendent për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, por humbi ndeshjen e “play-off”-it me Vllazninë 3-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"