Ishte pranë Realit në 2010, Riberi rinovoi me Bajern prej… gatimit të Suzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2022 | 10:55

Ishte pranë Realit në 2010, Riberi rinovoi me Bajern prej… gatimit të Suzit

Ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes, ka zbuluar arsyen pse Frenk Riberi nuk u transferua te Real Madrid në 2010, pas akordit që francezi kishte arritur me spanjollët. Sipas Hënes protagonist kryesore ishte e shoqja e tij.

riberi hënes

Në një intervistë për Bild në 2016, Riberi, u shpreh se në 2010, Real Madrid dhe Çelsi ofruan 80 milionë për të dhe ai ishte i gatshëm të nënshkruante me klubin spanjoll. Por në momentet e fundit, Riberi nënshkroi një kontratë rinovimi me Bajernin deri në 2015. Pas 12 vitesh, Uli Hënes tregoi gjithçka për sa i përket këtij vendimi nga ana e francezit.

Hënes gjithmonë ka falenderuar gruan e tij Suzi që gjithmonë i ka qëndruar pranë dhe e ka ndihmuar gjithmonë, ashtu si dhe në këtë rast. “Kur aventura e Riberis po vinte drejt fundit në 2010 pasi agjenti i tij kishte arritur marrëveshjen me Realin, ne ftuam për darkë atë dhe të shoqen Uahiba. Suzi kishte gatuar ushqim hallall vetëm për të. Ne kaluam një mbrëmje të mrekullueshme dhe rreth mesnatës, Uahiba tha ‘Frenk, ne do të qëndrojmë në Mynih!’ ” u shpreh Hënes.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"