Ishte pranë Nejmarit në merkaton e verës, ja pse Junajtid hoqi dorë nga braziliani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 19:38

Ishte pranë Nejmarit në merkaton e verës, ja pse Junajtid hoqi dorë nga braziliani

Nejmar ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës që lamë pas. Braziliani kërkonte me ngulm largimin e tij nga PSG-ja dhe dy skuadrat që e donin më së shumti, ishin Reali dhe Barcelona.

nEJMAR

Por, siç raporton  “Mail Online”, Junajtid verën e shkuar ka qenë afër lojtarit, për ta transferuar në Angli. “Djajtjë” duke bërë vëzhgimet e tyre, hoqën dorë përfundimisht nga braziliani.

Shkaqet ishin dy: sjellja e tij jo profesioniste në shumë raste dhe kërkesat e të atit, që dëshironte të fitonte sa më shumë para.

Junajtid i vendosi të gjitha në “peshore” dhe duke e krahasuar me çmimin e lojtarit në treg, hoqi dorë menjëherë nga ai, duke lënë Barcelonën dhe Realin të vazhdonin tratativat.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"