Ishte pranë kalimit te Liverpuli, e ardhmja e Tiago Alkantarës tani merr një drejtim tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 21:54

Ishte pranë kalimit te Liverpuli, e ardhmja e Tiago Alkantarës tani merr një drejtim tjetër

U duk se Tiago Alkantara ishte pranë një kalimi në Angli. Liverpuli kishte kërkuar informacione për mesfushorin spanjoll, por duket se në orët e fundit është tërhequr nga gara për të marrë shërbimet e lojtarit.ALCANTARA

Arsyeja mësohet të jetë shuma e madhe që kërkon Bajerni (30-35 milionë euro) si dhe mosha e madhe e lojtarit (29 vjeç).

Jyrgen Klop ishte ai që hodhi idenë e ardhjes së spanjollit te kampionët e Anglisë, pasi sipas tij kualitetet e Tiagos do të ishin të nevojshme për skuadrën e tij në sezonin e ardhshëm.

Palët mund të ulen sërish në bisedime vetëm nëse Bajerni do të pranojë të ulë kërkesat për ish-mesfushorin e Barcelonës, i cili është pjesë e Bajernit prej disa sezonesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"