Ishte objektivi i Milanit gjatë verës, Sebajos merr vendimin për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 19:52

Ishte objektivi i Milanit gjatë verës, Sebajos merr vendimin për të ardhmen e tij

Dani Sebajos, lojtari në pronësi të Realit në fund të sezonit, pritet të largohet përfundimisht nga klubi.

ceballos.arsenal.2019.2020.calcia.750x450

Spanjolli mendon që të lërë njëherë e mirë madrilenët, pas startit pozitiv që ka bërë me Arsenalin në Premier Ligë.

Sipas “El Desmarque”, bisedimet tashmë kanë filluar me Florentino Perezin, për të ndryshuar formulën dhe për të garantuar qëndrimin në Londër edhe pas fundit të sezonit.

Kujtojmë që mesfushori spanjoll, gjatë kësaj vere kërkohej dhe nga Milani, por ai vendosi të shkoj në Premier Ligë dhe të veshë fanellën e “topçinjve”.

Në 11 ndeshjet e para me Arsenalin, 23-vjeçari ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar dy asist.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"