“Ishte njëlloj si ndaj Partizanit”, Gurishta flet pas triumfit në Kupë: E dinim që javët e fundit nuk do ishin Fair Play. Ka pasur interesim për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 23:13

“Ishte njëlloj si ndaj Partizanit”, Gurishta flet pas triumfit në Kupë: E dinim që javët e fundit nuk do ishin Fair Play. Ka pasur interesim për mua

Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë, ka ngritur lart për të dytin vit radhazi një trofe me kuqeblutë. Mbrojtësi tregoi për “SuperSport” emocionet e tij pas këtij trofeu, teksa nuk ngurroi të thumbonte rivalët.

bandicam 2022-05-31 22-48-39-104

“Po ju them një sekret. Ne kemi 4 ditë të grumbulluar dhe kam qenë afër shokëve në këtë periudhe. Të gjithëve u kam thënë që do e fitojmë finalen. Kisha besim të njëjtë si në gjysmëfinalen me Partizanin në Shkodër, edhe pse shkoi me penallti, edhe sot e kisha. Nuk e di nga erdhi. Jam shumë i kënaqur që e fituam, duke e nisur 1-0 dhe një goditje psikologjike të rëndë. Por gjetëm forca e barazuam shpejt, kisha besim që do fitonim për 90 minuta, por edhe ashtu si shkoi jam shumë i lumtur.

Që nga largimi i Brdariç, skuadra kishte pësuar goditje psikologjike. U mundua Plori të rrinte afër, nuk ishte faji i tij për rezultatet negative. Ardhja e Josës ishte në momentin e duhur, gjithçka në skuadër ndryshoi, entuziazmi ishte i madh dhe isha i sigurt që do të arrinim Europën. Në ndeshjen me Kukësin i thashë ekipit që duhet të fitojmë 2-0 që të kishim në dorë fatin tonë. Se e kisha parashikuar që javët e fundit nuk do të ishin Fair Play.

Kjo Kupë më shijoi më shumë se e vitit të kaluar se kundërshtari ishte shumë më i fortë. I kemi pasur të gjithë kundër dhe më shijoi edhe më shumë.

Ofertat? Të them të vërtetën interesim ka pasur, por jam në kontratë me Vllazninë. Nëse një klub dëshiron të më marrë, duhet të paguajë kartonin në klub. Por e kam thënë që brenda Shqipërisë do të vazhdoj te Vllaznia, nëse ofertë nga jashtë, me dëshirë do të lëvizja se është kampionat më i mirë se ai shqiptar”, tha Gurishta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"