“Ishte një situatë e pazakontë”, legjenda Del Piero: Gjatë “Calciopoli”-t pamë çudira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 23:35


“Ishte një situatë e pazakontë”, legjenda Del Piero: Gjatë “Calciopoli”-t pamë çudira

Alesandro Del Piero nuk humb rast për të krahasuar kohën e tij te Juventusi me atë që po ndodh te Mançester Siti pas përjashtimit nga Liga e Kampioneve në dy sezonet e ardhshme. 

Del Piero 03

Legjenda bardhezi nuk ka dashur të komentojë në detaje skandalin e vitit 2006 me procesin e “Calciopoli”-t që pa Juven t’i hiqeshin tituj e të dënohej duke luajtur në Serinë B, por një batutë e ka bërë:

“Ajo që ndodhi në Itali me “Calciopoli”- n, ishte një situatë sa e çmendur, aq edhe e pazakontë. Gjithçka ishte e çuditshme nga disa këndvështrime, por erdhi një moment kur u desh të kthehej faqja sepse përpara nesh u shfaqën të tjera sfida që duheshin përballuar”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com