“Ishte një përvojë e bukur te Partizani”, Franko Lerda: U përballa me një kulturë ndryshe nga ajo e jona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 22, 2020 | 17:32


“Ishte një përvojë e bukur te Partizani”, Franko Lerda: U përballa me një kulturë ndryshe nga ajo e jona

Ish-trajneri i Partizanit në sezonin e kaluar Franko Lerda ruan kujtime pozitive të kohës kur ishte në krye të pankinës së të kuqve. Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, 53-vjeçari e konsideron eksperiencën shqiptare si pozitive.
franko lerda

Ndër të tjera, italiani thekson se ai u përball me një kulturë tjetër ajo e vendlindjes së tij. Franko Lerda drejtoi Partizanin në periudhën 17 qershor-14 dhjetor 2019. Ai fitoi Superkupën e Shqipërisë, por pasi “demat” humbën derbin e parë pas më shumë se 5 vitesh me Tiranën (1-2), 16-herë kampionët e Shqipërisë mbyllën bashkëpunimin me të.

“Qëndrimi te Partizani – Ishte një përvojë pozitive, e filluam në raundim paraeliminator të Ligës së Kampioneve me Karabakun. Ata zakonisht kualifikohen për raundin ‘play-off’ të Ligës së Kampioneve, sepse kanë një buxhet prej 25 milionë eurosh. Baku (kryeqyteti i Azerbajxhanit) është një qytet i pasur, luajtëm kundër një ‘anije lufte’. Barazuam në ndeshjen e parë 0-0 dhe u ndëshkuam 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt në takimin e dytë. Pastaj luajtëm kundër Sherif Tiraspolit në Ligën e Europës. Në atë kohë fituam dhe Superkupën e Shqipërisë, patëm një fillim shumë të mirë.

Kampionati – Udhëhiqnim renditjen në pjesën e parë të sezonit, pastaj ra tërmeti në 26 nëntor dhe presidenti donte të fitonte menjëherë. Pastaj shkuam një pikë pas vendit të dytë dhe humbëm në ndeshjen direkte (derbi me Tiranën 1-2). Si përfundim, vendosëm të mbyllnim bashkëpunimin me dakordësi. Partizani e mbylli pastaj sezonin në vendin e gjashtë. Sidoqoftë, ishte një përvojë e bukur, rezultatet ishin të mira dhe u përballa me një kulturë ndryshe nga ne”, rrëfen trajneri Franko Lerda për “Tuttomercatoweb”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com