“Ishte një nisje me vlera”, Peposhi: Ndihem i vlerësuar te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 21:18

“Ishte një nisje me vlera”, Peposhi: Ndihem i vlerësuar te Kukësi

Ergys Peposhi, nga një mesfushor i avancuar për hir të skuadrës po luan si mbrojtës i djathtë, por gjithsesi nuk e ka harruar instinktin e golit, teksa ndaj Egnatias ia doli të shënojë.

Ergys Peposhi

Në prononcimin për “Panorama Sport” pas ndeshjes, 21- vjeçari shprehet i lumtur për golin e shënuar, por më shumë për fitoren e skuadrës, e cila nis mbarë rrugëtimin e këtij sezoni në Superiore.

“Ishte një nisje me vlera për ne që siguruam një fitore ndaj Egnatias, e cila na e bëri të vështirë fillimisht. Pasi u përshtatëm me lojën hodhëm vështrimin për të qenë më kërkues, ku edhe ia dolëm të shënojmë. Personalisht u ndjeva i kënaqur që shënova golin e dytë dhe këtë gol, së pari dua t’ia dedikoj familjes sime që më ka mbështetur në çdo hap si dhe të gjithë skuadrës. Ndihem i vlerësuar te Kukësi dhe do të jap më të mirën gjithmonë.

Nëse është e nevojshme, pse jo ta ndihmoj skuadrën me gola çdo herë. Jemi skuadër e mirë e nuk na falet të gabojmë lehtë. Është nisje e mbarë si për mua edhe për klubin, gjithashtu, ku kam privilegj të madh të luaj në një skuadër që ka objektiva të mëdha çdo sezon. Kampionati sapo ka nisur e shpresoj të jemi sa më lart në renditje sepse e meritojmë. Te Kukësi kushtet që kemi na mundësojnë që të shohim për sa më shumë suksese vazhdimisht”, u shpreh Peposhi.

ALDO BUZI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"