Ishte një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato, futbollisti serb shtang me vendimin: Nuk luaj në Shqipëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 22:22

Ishte një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato, futbollisti serb shtang me vendimin: Nuk luaj në Shqipëri…

Marko Lazetiç ishte një nga objektivat e mëdhenj të Partizanit në merkato. Sulmuesi në këtë sezon është pjesë e Milanit, që e bleu një vit më parë për 4.5 milionë euro nga Crvena Zvezda.Marko Lazetic | Talenti Calciatori

Gjithsesi, minutat për të në ekipin e parë nuk janë aspak të garantuara dhe Partizani u ul në tavolinë për një huazim të mundshëm të tij. Gjithsesi, “Informer.rs” bën me dije se ka qenë lojtari, që ka hedhur poshtë mundësinë e kësaj lëvizjeje.

“Nuk dua të luaj në Tiranë”, mësohet të kenë qenë përgjigjja e të riut, çka ka bërë jehonë në Serbi për faktin se në këtë zgjedhje të tij, ka edhe pak “dell” nacionalizmi. Lazetiç nuk e ka zgjedhur ende ekipin e ri dhe raportimet e fundit e lidhin me një mes Jang Bojs dhe Bazelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"