Ishte një nga blerjet e bujshme të verës, futbollisti i jep lamtumirën Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 17:50

Ishte një nga blerjet e bujshme të verës, futbollisti i jep lamtumirën Partizanit

Partizani vazhdon “revolucionin” me largimin e lojtarëve që nuk kanë bindur në klubin e kuq, për t’i bërë vend emrave të rinj me të cilët pritet të krijohet një cikël. Pritet vetëm zyrtarizimi, por të kuqve duket se u ka dhënë lamtumirën edhe mbrojtësi i djathtë, Filip Gligorov, i afruar me shumë bujë gjatë verës.

filip gligorov

Lojtari nga Maqedonia e Veriut mendohej se do të ishte zgjidhja për krahun e djathtë të prapavijës së Partizanit. Por pak nga pak ai humbi vendin në formacion te të kuqtë dhe u kthye në një alternativë të Markut në javët e fundit.

Sipas “Vecer” në Maqedoni, Gligorov i ka dhënë lamtumirën Partizanit këto ditë, pasi ka akordin me klubin për prishjen e kontratës dhe do të vazhdojë karrierën në një ekip tjetër. Tani mbetet vetëm zyrtarizimi i kësaj lëvizje nga të kuqtë, të cilët vazhdojnë të bëjnë ndryshime në radhët e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"