“Ishte një ndeshje për barazim”, Lerda: Golin e parë e dhuruam, ja pse bëra ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 21:35

“Ishte një ndeshje për barazim”, Lerda: Golin e parë e dhuruam, ja pse bëra ndryshime në formacion

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli pas humbjes në derbin ndaj Tiranës, ku u shpreh tepër i zhgënjyer me humbjen që skuadra e tij arriti. Italiani u shfaq i pikëlluar në deklaratën pas ndeshjes, teksa u shpreh:

bandicam 2019-12-13 21-32-51-815

“Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për këto 6 vite. Të humbasësh një derbi nuk është diçka e mirë. Duhet të ngremë kokën dhe të arrijmë të ngrihemi. Do të analizojmë gabimet që kemi bërë, 6 vite, 10 vite, tani ato kanë pak rëndësi, se kemi humbur.

Ndryshimet në formacion – Ne kemi një skuadër të plotë, me shumë lojtarë, e pashë të udhës që të luaj në këtë mënyrë. Nuk ishte siç deshëm, se nuk u treguam të bukur në lojë, por me vështirësitë që kishim krijuam situata. Fatkeqësisht kur gabon, bëmë gabime të rënda dhe pësuam gola.

A u penduat për zgjedhjet? Po do të bëja të njëjtat zgjedhje që kam bërë edhe në ndeshje. Kishim mungesa të rëndësishme në mesfushë, ndaj na kushtëzuam në zgjedhjet që bëmë. Lojtarët e zgjedhur deri diku më pëlqyen, arritën ta justifikonin besimin.

Tirana pa trajner – Trajnerët nuk luajnë, luajnë futbollistët. Tirana ishte përgatitur mirë për këtë ndeshje, arritën në fund të na ndëshkonin, duke e fituar.

E meritoi Tirana fitoren? Ishte një ndeshje për barazim. I kemi dhuruar golin e parë, më pas barazuam. Kishim mundësi me Romeron dhe Bardhin, u treguan egoistë dhe ishte gabim i rëndë. Në fund kur dukej barazim, pësuam një kundërsulm me një goditje nga këndi që nuk duhej të ndodhte nuk arritëm të shënonim dhe më pas në fund u ndëshkuam”, u shpreh Lerda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"