“Ishte një ndeshje e madhe, sot pamë një futboll të bukur”, Klop: Nuk mund të fitosh ndaj Sitit, duke luajtur lojën e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 22:14

“Ishte një ndeshje e madhe, sot pamë një futboll të bukur”, Klop: Nuk mund të fitosh ndaj Sitit, duke luajtur lojën e tyre

Liverpuli mposhti me rezultatin 3-1 Mançester Sitin ditën e sotme, në një ndeshje ku të dyja ekipet dhuruan spektakël.klop guardiola

Shumë i lumtur u shfaq Jyrgen Klop, për atë që ekipi i tij dha në fushën e lojës, kundër një rivali direkt siç është Siti.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tekniku gjerman ka dhënë një intervistë, ku është shfaqur shumë i gëzuar. “Ishte një ndeshje e madhe. Sot pamë një futboll fantastik. Nuk mund të fitosh ndaj Sitit, duke luajtur ashtu siç luajnë ata, pasi janë më të mirët në botë për atë që bëjnë. Ne bëmë lojën tonë, me krosime nga krahët dhe topat pas shpine. Në 20 minutat e para e bëmë këtë gjë në mënyrë të shkëlqyer, dhe ia dolëm të shënojmë dy herë.

Më pas u përballëm me presionin e kundërshtarit, por ekipi reagoi shumë mirë. Në pjesën e dytë u tërhoqëm pak, madje ndërruam edhe skemën. Jemi në krye të tabelës, dhe nuk ndjejmë aspak presion. Skuadra është e qetë, le të vazhdojmë me këtë mënyrë të luajturi.”, u shpreh tekniku gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"