“Ishte një ndeshje e çmendur”, flet Favre: Vetëm po të shkonte 0-3 nuk do ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 8:27

“Ishte një ndeshje e çmendur”, flet Favre: Vetëm po të shkonte 0-3 nuk do ta…

“T’i zhveshim Bajernit Lederhosen (pantallonat tradicionale të lëkurës në Bavari)” ishin koret e tifozëve të Dortmundit që shënjestronin rivalët e përjetshëm pas përmbysjes së çmendur ndaj Interit, që tani mendojnë për të mundur kampionët e Gjermanisë të shtunën në kampionat.

favre.borussia.dortmund.colletto.2018.19.750x450

Por përpara se të shkohet në klasiken e Bundesligës, Lusien Favre, trajneri i Dortmundit, komentoi përmbysjen dramatike ndaj zikaltërve.

“Edhe pjesa e parë ishte pozitive. Patëm shanset tona, por fatkeqësisht pësuam dy gola. Nëse do të kishim pësuar një gol të tretë, atëherë do të kishte qenë me të vërtetë shumë e vështirë. Por ne luajtëm një ndeshje shumë ofensive dhe ushtruam mirë presing pas pushimit për të shmangur kundërsulmet. Ishte një takim i çmendur me shumë shpejtësi dhe fantastik për t’u parë”, tha tekniku zviceran, i cili i thuri elozhe Hakimit për ndeshjen e tij të shkëlqyer. Marokeni ka shënuar pesë gola nga 6 të Dortmundit këtë sezon në Champions.

hakimi dortmund inter

“Ai është shumë ofensiv, i pëlqen të sulmojë pavarësisht se është një mbrojtës krahu. Ai ngrihet në nivelin e detyrës. Është një futbollist i shkëlqyer”. Tani Dortmundi renditet një pikë pas kryesuesve të Barcelonës në Grupin F, ndërsa kanë një avantazh prej 3 pikësh nga Interi, por Favre e di se asgjë nuk është vendosur akoma: “Gjithçka është e mundur. Unë nuk e kam parë klasifikimin, por ky është një grup i fortë dhe të gjithë e dimë këtë. Barcelona u ndal nga Slavia e Pragës, e cila nuk është një skuadër e lehtë për ta pasur përballë. Do të jetë e vështirë, por ne duam që të shohim me optimizëm pas kësaj fitoreje”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"