“Ishte një ndeshje e barabartë”, Shkëmbi: Goli? Ishte faull, VAR-i e pa dhe nuk donte ta jepte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 22:19

“Ishte një ndeshje e barabartë”, Shkëmbi: Goli? Ishte faull, VAR-i e pa dhe nuk donte ta jepte

Dinamo humbi 0-1 derbin kudër Tiranës. Trajneri i dinamovitëve Blendi Shkëmbi foli për mikrofonat e “SuperSport” për këtë ndeshje.

bandicam 2022-01-24 22-04-38-646

“Normal qe më vjen keq sidomos për lojtarët, menduan të japin maksimumin. Mendoj që ishte një ndeshje e barabartë dhe kur e humb me dy gabime të vjen keq. Ndeshja me Tiranën ishte shumë afër, dhe vuajtëm gjendjen fizike të disa lojtarëve. Por do të shikojmë që të rikuperojmë më mirë pasi kemi një ndeshje të vështirë në kupë”

“Ne në repartin e sulmit kemi probleme. Rexhinaldo nuk është në gjenden e duhur fizike. Çinedu nuk është stërvitur dhe duhet të luajmë me Ibrahimin. Më pëlqeu reagimi i ekipit pas golit. Jam i bindur se do bëjmë më mirë.”

Momenti i golit, përplasja Xhixha-Sofranak

“Tani kjo është faull, vari e ka parë dhe nuk ka dashur ta jap. Për mua kështu është. Jam i bindur që është faull. Xhixha i shkon Sofranakut dhe i shkakton faull. Unë them atë që shoh. Nuk dua ti heq meritë kundërshtarit por ky ishte rast i pastër, nuk flas për arbitrat. Meqë e pashë them që është faull i pastër. Ndodhi para këmbëve të mia, mendoj që jam aq i zoti ta ndaj nëse është faull.”

Diferenca me Tiranën

“Nuk dua të justifikoj veten dhe ekipin që humbën nga gjykimi, ndoshta mundohemi ca më shumë. Nuk është aq e thjeshtë të luash me lojtarë që nuk janë në gjendje   duhur fizike ca ndeshej. Mendoj që ishte një ndeshje e barabartë. Kundërshtarët kanë meritën e tyre.”

Zëvendësim i nxituar për Bardhin

“Bardhi bëri një ndeshje deri diku të mirë, ishte ai momenti që dha shkëndijat që prisnim. Menduam ta ndërronim sepse nuk po vertikalizonte dhe menduam për të. Por mund të shkonte ndryshe nëse do e mbanim dhe pak më shumë.”

Mbrojtësit

“Në skuadër nuk duhet të shënojnë vetëm sulmuesit. Tani është e kotë të them që edhe mbrojtësit dhe mesfushorët të shënojnë, të provojnë por jam dakort që është e rëndësishme që na duhet rezultatet pozitive. E vuajmë pjesën e sezonit që kaluam.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"