“Ishte një fitore e merituar”, Shaland në delir pas fitores historike të Kosovës: Luftuam bashkë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 20:40

“Ishte një fitore e merituar”, Shaland në delir pas fitores historike të Kosovës: Luftuam bashkë!

Kosova arriti të marrë një fitore historike përballë Gjeorgjisë duke siguruar kështu triufmin e parë në kualifikueset e Botërorit që nga krijimi i saj.

shaland

Pas ndeshjes, trajneri Shaland u shpreh se ishte mjaft i kënaqur me lojën e dardanëve ku ndër të tjera lavdëroi performancën e Lirim Kastratit e Dreshevic si më të mirat.

“E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e ruajtëm me meritë avantazhin. Konsideroj se ishte një fitore e merituar! Luftuam bashkë. Kjo fitore është një fitore e skuadrës dhe më pëlqeu shumë, pasi doja të shihja forcën e grupit. Futbolli nuk mund të shikohet vetëm me lojë agresive. Duhet kombinim i lojës agresive e të bashkuar. Në këtë formë mund të fitohen topat dhe mund të kalojmë në gjysmëfushën tjetër. Duhet të jemi të disiplinuar, pasi në këtë mënyrë e kërkuam rezultatin dhe e morëm fitoren.

“Lojtarët që spikatën? Lirim Kastrati kaloi dy ditë shumë të trazuara, pasi kompletoi transferimin në një klub tjetër, megjithatë punoi mirë dhe bëri një ndeshje shumë të mirë edhe sot. Më pëlqeu shumë edhe performanca e Dreshevic në mesfushë, pasi na ndihmoi shumë për të ruajtur ekuilibrat.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"