“Ishte një fitore e çmuar dhe e çmendur”, Kapllani: Sonte festojmë, nesër do të përgatitemi për ndeshjen në Kupë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 21:45

“Ishte një fitore e çmuar dhe e çmendur”, Kapllani: Sonte festojmë, nesër do të përgatitemi për ndeshjen në Kupë…

Erzeni mori një tre pikësh shumë të vlefshëm përballë Vllaznisë. Pas sfdës foli edhe trajneri i shijakasve Xhevahir Kapllani. Ai u shpreh se morën një fitore mëse të merituar dhe pikët ja dedikojnë tifozëve. 

963

“Nuk po dilja nga dhoma e zhveshjes sepse isha i lodhur, ishte një fitore e çmuar dhe e çmendur, ishte më se e merituar. Po luanim me Vllazninë, një ekip të mirë, prandaj ishim të tërhequr. Ne vinim në këtë sfidë pa shumë lojtarë titullar pasi janë të dëmtuar, mendoj që kjo fitore ishte për tifozët e zjarrtë që na inkurajuan dhe nuk tradhëtuan. Të ulin kokën dhe të respektojnë veten, ndihma reciproke ndaj njëri tjetrit është ndihma më e madhe që mund të bëjnë. Të japin maksimumin, sepse është një kampionat i çmendur. Duke parë edhe klasfikimin e ngjeshur, dhe renditja mund të ndryshojë shumë shpejt, duhet të shohim punën tonë, duhet të rikuperojmë lojtarët tonë, sonte të festojmë dhe nesër fillojmë të punojmë për ndeshjen e radhës. Janë edhe 17 finale (ndeshje)  të tjera përpara, do i marrim ndeshjet një nga një. Edhe Kupa ka pikësynimet e veta, por objektivi është shpëtimi në këtë kampionat. Të shohim deri të premten që është një ndeshje derbi”, u shpreh Kapllani pas “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"